Flash

ARSYET/ 3 presidentë munguan në pritjen për Bill Clinton

Lapsi.al 3 July 2023
ARSYET/ 3 presidentë munguan në pritjen për Bill Clinton

Në ceremoninë zyrtare të dekorimit të ish-Presidentit amerikan Bill Clinton me medaljen e "Yllit të mirënjohjes për Arritjet Publike" ishin të ftuar zyrtarë të lartë të vendit si dhe ish-drejtues. Megjithatë disa prej emrave të rëndësishëm munguan. Bosh ishte karrigia e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Duke folur për mediat këshilltarja e Presidentit Arta Sakja ka bërë me dije se Begaj nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të problemeve shëndetësore.

Të pranishëm ishin ish-Presidentët, Bamir Topi, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu, por munguan ish-Presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për të parin thuhet se nuk ka pasur ftesë ndërsa për të dytin është ende e paqartë mungesa. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: As Meta e Kryemadhi nuk ishin në ceremoninë për Bill Clinton

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI