Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Berisha: Rama nuk pranon lustracionin për ish-sigurimsat, por kërkon gjah shtrigash

Lapsi.al 3 July 2023
Berisha: Rama nuk pranon lustracionin për ish-sigurimsat, por kërkon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot deputetët e PD, ku nisi me akuza ndaj parlamentit për bllokimin e nismave të deputetëve të grupit të PD-së, siç është dhe ligji për lustracionin.

“Rregullat parlamentare bllokohen pa arsye ligjore, por kryekëput politike për opozitën në Parlament. Siç e dini, janë një sërë nismash të grupit parlamentar, të cilat kanë muaj e muaj që mbahen në sirtarët e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë. Prej mbi 6 muajsh ne kemi dërguar në Kuvend ligjin e Lustracionit. Ai ligj jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarë te lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, nga detyra i atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ky ligj është aplikuar në vitin 1996. 

Në vitin 97 nuk është hedhur poshtë ky ligj. Në vitin 2008 ne rikthyem në Kuvend ligjin e Lustracionit. Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të Ramës e hodhi poshtë ligjin në mënyrë antikushtetuese. 

Lustracioni, apo largimi i ish-sigurimsave u sanksionua në Kushtetutë. Çfarë duan të bëjnë? Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave sepse nuk pranojnë ligjin e Lustracionit, që është i plotë, gjithëpërfshirës. Ata duan të vendosin amendamente vetëm në kodin zgjedhor, në ligjin e dekriminalizimit. Duan që të shpëtojnë për të mbajtur peng gjykatës dhe prokurorë që nuk kanë ikur, që vettingu do i nxirrte nga shërbimi”. 

Të këshilluara

I dehuri përplas disa makina në Sarandë

Policia në Sarandë arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar makinën, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dh...

17:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI