Flash

Felajt pushtojnë prokurorinë e Tiranës, kur bëhej bilanci i drejtësisë së re

Lapsi.al 3 July 2023
Felajt pushtojnë prokurorinë e Tiranës, kur bëhej bilanci i

Kur elita e sistemit të ri të drejtësisë bënte bilancin e vitit që kaloi, në krye të sallës së parlamentit Ermonela Felaj po priste transferimin e të motrës në Prokurorinë e Tiranës.

Kjo e hënë në parlament duhet të ishte dita e reformës në drejtësi. Krerët e institucioneve që nga Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KLP, KLGJ etj dolën njëri pas tjetrit para deputetëve për të raportuar mbi hetimet, arrestimet, vetingun dhe dënimet e gjykatave.

Por paralelisht me seancën në Kuvend po mbahej edhe mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Transferimi i Eranda Felajt, motra e deputetes së PS-së, Ermonelës kaloi me diskutime, sepse Ermonela në të njëjtin institucion ka të emëruar edhe burrin, edhe vëllain, edhe kunatën.

Katër familjarë të ngushtë të deputetes Felaj në një prokurori janë shumë. Një prej antareve të KLP, Nurihan Seiti propozoi shtyrjen e emërimit të Felajt, duke sugjeruar që t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjetur zgjidhje. Siç raportoi BIRN, një antar tjetër i KLP-së, Sokol Stojani e quajti lidhje nepotike emërimin e Eranda Felajt.

Keshilli i Larte i Prokurorise

“Ne jemi vend i vogël dhe aty janë disa familjarë në një prokurori. As në diktaturë nuk është lejuar nepotizmi. Papajtueshmëria ambjentale është përcaktuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është lidhje nepotike,” tha ai.

“Të mos bëhemi qesharakë. Edhe në kohën e diktaturës situata të tilla u trajtuan dhe goditën nëpërmjet humorit, si në rastin e ‘Kunatit të shokut Xhemal”, tha Stojani.

“Ne duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit. Kjo kërcet. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur, mund të vijë dhe baxhanaku dhe kunati i motrës” vijoi ai. Diskutimi u mbyll me votim. Eranda Felaj u miratua me gjashtë vota pro dhe tre kundër.

Në parlament, opozita nuk e kaloi pa debat drejtimin e seancës nga Ermonela Felaj. Në replikë me të, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh “vetëm ti s’duhet të flasësh, e shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull familjare, turp turp, turp”. Në përgjigje, Ermonela Felaj u shpreh për herë të parë për këtë çështje, duke thënë se është krenare për familjen që ka.

“Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi zotëri. Se magjistrat të bënë shkolla, nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista” tha Felaj.

Më herët, në prokurorinë e Tiranës është emëruar bashkëshorti i Ermonela Felajt, Bledar Valikaj. Pas tij u emëruar si oficer i policisë gjyqsore, Bledar Felaj. Më pas kunata e saj, Alma Felaj u transferua nga Durrësi drejt Tiranës dhe sot u votua për transferimin e të motrës, Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI