Flash

"Kompjuterat e muxhahedinëve i sollën në Iran", deklarata e zëdhënësit të qeverisë së Iranit

Lapsi.al 3 July 2023
"Kompjuterat e muxhahedinëve i sollën në Iran",

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit ka shpërndarë një mesazh në Twitter ku spekulon për kompjuterat dhe serverat që u sekuestruan në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Ai tha se Irani ka fituar akses në një grup pajisjesh elektronike të konfiskuara gjatë operacionit të fundit nga policia shqiptare në kampin e organizatës Mujahedin-e-Khalq (MEK).

Sefer Kalaxhi, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, postoi të hënën në Twitter një mesazh sipas të cilit, një dërgesë që përmbante disqe dhe kuti kompjuteri që i përkisnin MKO-së kishte mbërritur në Iran.

"Ekspertët iranianë janë aktualisht të angazhuar në marrjen e të dhënave nga këto pajisje dhe identifikimin e lidhjeve të grupit terrorist dhe qelizave sabotuese", shtoi ai, shkruajnë mediat iraniane.

"Rezultatet kanë qenë premtuese deri më tani," tha zyrtari. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo deklaratë, pasi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit tashmë janë ndërprerë, që kur qeveria shqiptare largoi ambasadën iraniane nga Tirana. Gjithsesi për spekulimin nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare.

Forcat e policisë shqiptare hynë në kampin Ashraf-3, më 20 qershor në bazë të një vendimi gjyqësor që kishte të bënte me sulmet kibernetike të muxhahedinëve drejt Iranit.

https://lapsi.al/2023/06/20/drejtori-i-policise-muxhahedinet-tentuan-te-djegin-kompjuterat/

Më pas, policia shqiptare hyri përsëri në kampin Ashraf-3 dhe forcat e sigurisë u vendosën në hyrje të kampit dhe kontrolluan të gjitha automjetet që dilnin nga vendi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI