Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Izraeli sulmon Bregun Perëndimor, vriten 3 palestinezë

Lapsi.al 3 July 2023
Izraeli sulmon Bregun Perëndimor, vriten 3 palestinezë

Ushtria izraelite ka nisur një operacion masiv ushtarak në kampin Jenin në Bregun Perëndimor. Të paktën tre palestinezë u vranë në sulmin e Izraelit në Jenin në Bregun Perëndimor dhe 13 të tjerë u plagosën.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë palestineze. Sipas radios ushtarake izraelite ka ende disa të shtëna nën rrënojat e një ndërtese që u godit nga aviacioni.

Al-Fatah akuzon Izraelin se ka nisur një “sulm barbar”, por që nuk do ta pengojë për të mbrojtur popullin e tyre deri në liri dhe pavarësi.

“Ne do të luftojmë forcat pushtuese deri në frymën dhe plumbin e fundit, dhe ne punojmë së bashku dhe të bashkuar nga të gjitha fraksionet dhe formacionet ushtarake. “

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se po goditnin “infrastrukturën terroriste në zonën e Jeninit”.

“Ne nuk do të qëndrojmë pa punë derisa terroristët të vazhdojnë të dëmtojnë civilët duke përdorur kampin Jenin si strehë,” thanë ata, duke shtuar se kampi ishte një “fortesë terroriste”.

Videot e publikuara në mediat sociale treguan tym që ngrihej nga një bllok banimi, ndërsa dhjetëra palestinezë të armatosur dhe të maskuar u vendosën në rrugicat e kampit.

Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje në kampin Jenin, hera e parë në vite që ka përdorur helikopterë sulmues në Bregun Perëndimor. Shtatë ushtarë izraelitë dhe oficerë të policisë kufitare u plagosën në atë sulm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI