Flash

Mbyllja e "Open Balkan"/ Ku shkuan 59% të shqiptarëve që e mbështesnin

Lapsi.al 3 July 2023
Mbyllja e "Open Balkan"/ Ku shkuan 59% të shqiptarëve

Një nga argumentat që Edi Rama jepte për të vazhduar aventurën e tij me Vuçiçin për të shpënë përpara "Open Balkan" ishte edhe ajo se këtë nismë e mbështesnin 59% e shqiptarëve. Në prilli të 2022 kryeministri zhvilloi të ashtuquajturin Këshillim Kombëtar, ku nga mbi 500 mijë të pyetur rezultonte se shumica ishin pro një rajoni me lëvizje të lirë të njerzve mallrave dhe ideve. Madje disa ditë pasi i shpalli këto rezultate publikisht Rama shkoi gjatë një vizite zyrtare në Berlin dhe tha në krah të kalcelarit Sholtz se pavarësisht se Gjermania i kërkonte fokusim tek procesi i Berlinit, ai kishte mandatin e Shqiptarëve për të shpënë përpara idenë Serbo-maqedono- shqipëtare.

Peut être un graphique de carte et texte

Lexo me tej:

Piruetat/ Dy fytyrat e Ramës për "Open Balkan"

Por fundjavën e shkuar kryeministri bëri një kthesë të beftë dukë lënë në baltë mikun e tij Aleksandar Vuçiç. Ai deklaroi nga Ulqini se kjo nismë e kishte kryer misionin.

Merr fund “Ballkani i Hapur”, aventura politike që largoi Shqipërinë me Kosovën 

“Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët” u shpreh ai. Natyrisht kjo rrufe në qiell të pastër e la me gojë hapur presidentin serb. “Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani,” tha Vuçiç. Ai tha se do të konsiderojë gjithmonë se çdo ide e krijuar në rajon është “më e mirë se ato që vijnë nga jashtë”. “Kjo është shprehje e dëshirave dhe marrëdhënieve tona, jo diçka që e bëjmë nën sundimin e dikujt tjetër”, këmbënguli presidenti serb.

Andi Bushati: Faleminderit Edi Rama 

Por më të habitur mendohet se kanë mbetur ata 303,018 mijë qytetarë që sipas Ramës paskëshin vendosur se qenë pro "Ballkanit të hapur". Tani i bie që kryeministri që kërkon dhe legjitimitet popullor për qëndrimet e tij të shpallë shifrat e Këshillimit të dytë Kombëtar ku të rezultojë se shumica e njerëzve janë kundër Open Balkan.

Komenti në video ne Lapsi Videos

Për të parë më shume video bëni një like per faqen e re në Facebook Lapsi Videos

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI