Flash

Messi bënte njoftimin, Beckham flinte: “Kisha 1 milionë mesazhe në telefonin tim”

Lapsi.al 3 July 2023
Messi bënte njoftimin, Beckham flinte: “Kisha 1 milionë mesazhe

David Beckham, bashkëpronari i Inter Miami, ka folur për rëndësinë e nënshkrimit të Lionel Messi për klubin e tij. Argjentinasi njoftoi vetëm muajin e kaluar se do t'i bashkohej Inter Miami në MLS. Pas skadimit të kontratës së tij me PSG, për Pleshtin ishin tre mundësi, Al Hilal dhe një kontratë faraonike, kthimi te Barcelona dhe Beckham. Me anglezin kontaktet ishin ruajtur dhe në fund, Messi zgjodhi propozimin e tij.

Beckham foli në një konferencë Lessons in Leadership, pikërisht për këtë pikë kthese. Në fakt, në momentin që Lionel Messi bëri njoftimi, anglezi ishte në gjumë: "Dy javë më parë, u zgjova me rreth një milion mesazhe në telefonin tim. Po mendoja, 'Çfarë ndodhi? Zakonisht nuk marr aq shumë mesazhe...”.

Lexo më tej: Pagesë super e favore të tjera: Messi-Inter Miami, ja detajet e tratativës me shifra faraonike

LEO NJOFTONTE E BECKS FLINTE...

Arsyeja ishte e thjeshtë: "Papritmas dëgjova se Leo kishte njoftuar se do të vinte në Miami. Sigurisht që nuk ishte një surprizë për mua. Unë e kam thënë gjithmonë, që në fillim, se nëse do të kisha mundësi të sillja lojtarët më të mirë në botë në Miami, në çdo moment të karrierës së tyre, do t'a bëja. E kam patur gjithmonë këtë përkushtim ndaj tifozëve tanë”, theksoi ai.

Emocioni i Sir David: "Pra, nëse dëgjoj se një nga lojtarët më të mirë - nëse jo lojtari më i mirë - i cili ka fituar gjithçka në fushë, i cili është ende një lojtar i madh, ende i ri dhe ende bën atë që bën, dëshiron të luajë për ekipin im, bëhet një moment i rëndësishëm për mua dhe për ne”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI