Flash

"Mos u shqetësoni, jam këtu", Brozovic firmos në Arabi, Al Nassr e prezanton me një bombë

Lapsi.al 3 July 2023
"Mos u shqetësoni, jam këtu", Brozovic firmos në Arabi,
Gjithcka e përfunduar në telenovelën e merkatos që pa Marcelo Brozovic të transferohet në Arabinë Saudite. Mesfushori i Inter ka nënshkruar kontratën e tij të re e për këtë arsye është lojtari i ri i Al Nassr. Transferimi i kroatit te skuadra e Cristiano Ronaldo ishte në ajër prej disa ditësh. Ajo që e bëri më intriguese, ishte pengesa që u krijua fillimisht nga pretendeimet e larta të lojtarit e më pas nga ulja e ofertës së sauditëve për zikaltrit. Lexo më tej: Bllokohet transferimi i Brozovic, Inter i tërbuar me Al Nassr: sauditët luajtën 'pisët' Kështu, zikaltrit shkurtojnë një nga pagat më të rëndësishme të skuadrës dhe arkëtojnë 18 milionë euro. Sigurisht jo aq sa do të kishin shpresuar, por gjithsesi një shifër e rëndësishme për klubin milanez. Tani, Inter mund të kthehet të investojë në fushatën e transferimeve.

POSTIMI

Al Nassr e zyrtarizoi blerjen e Brozovic në Twitter, fillimisht me një video të bukur të një lojtari të stilizuar me një bombë në dorë. Bomba 'plasi' pas minuta më vonë, kur u shfaq video e prezantimit. "Mos u shqetësoni, jam këtu, zgjodha Al Nassr". Këto ishin fjalët e para të kroatit. Gjithçka e shënjuar nga "brozo" e tij epike dhe disa prekje në logon e re të klubit. Telenovela mbyllet këtu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI