Flash

Nga lotët te dëshira për revansh: Tonali prezantohet si lojtari i ri i Newcastle

Lapsi.al 3 July 2023
Nga lotët te dëshira për revansh: Tonali prezantohet si lojtari i
Nga lotët kur mësoi se do të shitej, te dëshira për revansh me klubin e ri. Gjërat kanë rrjedhur shpejt për Sandro Tonali dhe në fakt kanë kaluar vetëm pak ditë. Edhe ata që kanë shpresuar deri në orën e fundit, tani janë të detyruar të heqin dorë përfundimisht. Edhe romantikët më të pashërueshëm duhet të dorëzohen: Sandro Tonali është lojtar i ri i Newcastle. Lamtumira me Milan tashmë është zyrtare. Dy klubet e përfshira e bënë njoftimin në kanalet e tyre sociale përkatëse. Mesfushori italian ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028. Aventura e 23 vjeçarit në Premier League mund të nisë zyrtarisht. Lexo më tej: Prapaskena/ Tonali u detyrua të shkonte te Newcastle nga Milan: lotët e Sandros dhe shantazhi i Moncada Pas 3 vitesh, 130 ndeshjesh dhe 7 golave, përfundon eksperienca e Sandro Tonali te Milan. Skuadra me të cilën ai ka qenë gjithmonë tifoz, tani nuk do të jetë shtëpia e tij. Në verën e vitit 2020, pasi kishte refuzuar Inter pikërisht për shkak të zemrës kuqezi, Sandro Tonali mbërriti te Djalli me shumë pritshmëri. Megjithatë, në sezonin e parë ai nuk arriti t'i përmbushte plotësisht. Përfaqësime jo në nivel, pak prova bindëse dhe shumë skepticizëm mes tifozëve. Por pas vitit të parë të përshtatjes në një klub elitar, gjithçka ndryshoi në të dytin. Tonali u bë një nga liderët e skuadrës dhe udhëhoqi Milan në fitimin e titullit. Një titull që Sandro Tonali nuk do ta harrojë kurrë. Nga ana tjetër, për të dy ishte “një udhëtim i bukur”.

E NEWCASTLE E MIRËPRET: “MIRËSERDHE, SANDRO!”

Përveç njoftimit në rrjetet sociale, klubi i AC Milan ka përshëndetur Tonalin përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tij: “AC Milan njofton se ka transferuar përfundimisht të drejtën e paraqitjes sportive të lojtarit Sandro Tonali te Newcastle United FC. Klubi falënderon mesfushorin për tre vitet e shkëlqyera të kaluara së bashku. E i uron atij kënaqësinë më të mirë personale dhe profesionale”. Por kur një derë mbyllet, një derë tjetër hapet. Në këtë rast dera i jep akses në Premier League dhe quhet Newcastle United. Magpies e kanë mirëpritur Sandro me një postim në faqen e tyre. Aventura e Tonali te Milani ka përfunduar zyrtarisht. Tani një kapitull i ri në jetën e tij futbollistike mund të fillojë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI