Flash

Pagesë super e favore të tjera: Messi-Inter Miami, ja detajet e tratativës me shifra faraonike

Lapsi.al 3 July 2023
Pagesë super e favore të tjera: Messi-Inter Miami, ja detajet e

Nuk ka kthim në Barcelonë, por mbërritje në MLS, për të veshur fanellën e Inter Miami. E ardhmja e Lionel Messi, i freskët nga lamtumira e tij me PSG-në, tashmë është e përcaktuar. E tashmë janë zbuluar edhe detajet e para të kontratës faraonike që Pleshti do të nënshkruajë për klubin amerikan. Shifrat për argjentinasin janë të frikshme, edhe në moshën 36 vjeçare. Paga do të jetë nga 45 deri në 55 milionë euro në vit. Shifër rekord për argjentinasin Messi, që në palmares mund të numërojë edhe një Kupë Bote të fituar dimrin e kaluar në Katar.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, megjithatë, nuk do të ‘kënaqet’ vetëm me shifrën monstruoze që i kalon 50 milionë në sezon. Lionel Messi do të ketë të garantuar edhe një përqindje në rishitjen e fanellave të klubit. Kjo përveç fitimeve mbi të drejtat televizive të kampionatit amerikan, që aktualisht mbahet nga Apple. Një paketë e madhe, por kjo nuk është e gjitha: në kohën e tërheqjes, Messi duhet të marrë gjithashtu aksione në klubin e menaxhuar nga David Beckham.

Lexo më tej:"Messi, eja me pushime këtu": Arabia Saudite i paguan mbi 20 milionë euro të postojë foto e të mos flasë keq për vendin

Për negociatat për ta sjellë 36-vjeçarin te Inter Miami, ka folur edhe Jorge Mas. Bashkëpronari i ish-yllit të Manchester United ka rrëfyer edhe një prapaskenë interesante: “Negociatat për ta sjellë atë tek ne zgjatën tre vjet - filloi ai - . Unë i konsiderova të mbyllura negociatat në fund të majit. David Beckham fliste me Leon, por vetëm për çështje futbolli, sepse ai ishte ende duke luajtur për PSG. David nuk donte që Messi të ndjente ndonjë presion”. Me fanellën e re të Inter Miami, numri 10 Messi duhet të debutojë në Kupën e Ligës më 21 korrik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI