Flash

Suedia në NATO/ Erdogan: Të bëjë detyrat e shtëpisë

Lapsi.al 3 July 2023
Suedia në NATO/ Erdogan: Të bëjë detyrat e

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi më 3 korrik se vendi i tij nuk është gati ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë se Stokholmi duhet të punojë më shumë në “detyrat e shtëpisë” që ka. Duke folur pas një takimi të kabinetit qeverisës, Erdogan përsëriti edhe kritikat e tij ndaj djegies së një kopjeje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, në Suedi javën e kaluar, duke e përshkruar veprimin si një krim urrejtjeje kundër myslimanëve.

“Ne e kemi bërë të qartë se lufta kundër organizatave terroriste dhe islamofobisë janë vijat tona të kuqe”, tha Erdogan. “Të gjithë duhet ta pranojnë se miqësia e Turqisë nuk mund të fitohet duke mbështetur terrorizmin ose duke u lënë hapësirë terroristëve”.

Turqia ka shtyrë dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj demonstratave anti-islamike dhe grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime të sigurisë. Këto përfshijnë grupe militante kurde që kanë zhvilluar një kryengritje vdekjeprurëse në Turqi që disa dekada.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, ka zhvilluar një kryengritje 38-vjeçare kundër Turqisë, që ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur. Ajo është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. NATO-ja dëshiron ta sjellë Suedinë në gjirin e saj kur liderët e NATO-s të takohen në Lituani më 11 dhe 12 korrik, por Erdogan tha se Stokholmi ka ende disa detyrime për t’i përmbushur.

Për t’u anëtarësuar një vend në NATO duhet të miratohet kërkesa unanimisht nga të gjitha anëtaret ekzistuese të aleancës. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk e kanë ratifikuar ende kërkesën e Suedisë.

“Në vend që të humbim kohë me taktika shpërqendruese, ne besojmë se mbajtja e premtimeve do të jetë një metodë më racionale dhe më e dobishme”, tha Erdogan. “Ne i këshillojmë ata që ta analizojnë veten dhe t’i bëjnë më mirë detyrat e shtëpisë”.

Ai i referohej një memorandumi që Suedia dhe Finlanda nënshkruan me Turqinë vitin e kaluar, sipas të cilit dy vendet ranë dakord të trajtonin shqetësimet e Ankarasë. Lufta kundër islamofobisë nuk ishte e përfshirë në memorandum. Javën e kaluar, policia suedeze lejoi një protestë jashtë një xhamie në qendër të Stokholmit duke u thirrur në lirinë e fjalës, pasi një gjykatë kishte anuluar një ndalim për një djegie të ngjashme të Kuranit më parë.

“Sulmi i poshtër ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit të Shenjtë, në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë, na zemëroi të gjithëve”, tha Erdogan. “Kjo shpërfillje e çoroditur për ndjenjat e 2 miliardë myslimanëve nuk mund të jetë në përputhje me vlerat më themelore njerëzore, e lëre më lirinë e mendimit”.

Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mospërfshirjes ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, nga frika se mund të shënjestroheshin nga Moska pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Finlanda iu bashkua aleancës në fillim të këtij viti pasi parlamenti i Turqisë e ratifikoi ofertën e vendit nordik.

Suedia ndryshoi legjislacionin e saj kundër terrorizmit pas aplikimit për anëtarësim në NATO, por Turqia argumenton se mbështetësit e grupeve militante mund të organizojnë lirshëm demonstrata, të rekrutojnë dhe të prokurojnë burime financiare në Suedi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javën e kaluar thirri një takim të zyrtarëve të lartë nga Turqia, Suedia dhe Finlanda për 6 korrik, në përpjekje për t’i kapërcyer kundërshtimet turke ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake. /REL

Të këshilluara

Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut si pasojë e mbytjes në det. Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg ...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI