Flash

BE i përsërit Serbisë nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Lapsi.al 4 July 2023
BE i përsërit Serbisë nevojën për normalizimin e

Të martën, krerët e institucioneve evropiane kanë ripërsëritur domosdoshmërinë për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç. Bërnabiç vizitoi Brukselin, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Michel, përmes një postimi në Twitter ka theksuar se i ka përcjellë kryeministres serbe mesazhin nga samiti i javës së kaluar për domosdoshmërinë e shtensionimit urgjent të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën.

Ana Bërnabiç u takua edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Krahas marrëdhënieve me Kosovën, në të gjitha takimet u theksua mbështetja për rrugën evropiane të Serbisë, por gjithashtu u nënvizua domosdoshmëria e ndërmarrjes së reformave që janë kyçe për procesin e anëtarësimit të Serbisë. Sa i përket situatës në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë tha se “topi është në fushën e Prishtinës”.

“Është e nevojshme që, para së gjithash, ngacmimi dhe persekutimi i serbëve në Kosovë dhe arrestimet dhe ndalimet arbitrare pa asnjë provë, ngacmimi dhe torturimi i njerëzve që janë plotësisht të pafajshëm dhe për të cilët të gjithë kanë prova se janë të pafajshëm, nga ne në EULEX dhe në fund të fundit edhe në Prishtinë”, u tha Bërnabiq gazetarëve.

Zyrtarët evropianë i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe kthimin në dialog me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së. Që nga rritja e tensioneve në veri në fund të majit, nuk ka pasur takime në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti serb Vuçiq kanë mbajtur disa “takime krize” me zyrtarë evropianë në Bruksel, por nuk kanë pasur takime bilaterale. Takimet me ndërmjetësit në dialog, megjithatë, përfunduan pa rezultate konkrete.

Tensionet në veri të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe, filluan kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Serbët vendas e kundërshtuan këtë dhe që atëherë kanë mbajtur protesta, duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj të komunave dhe njësive speciale të Policisë së Kosovës. Bërnabiç pranoi se në të gjitha takimet në Bruksel, bashkëbiseduesit e saj ngritën çështjen e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës.

"Për sa i përket vlerave, ne u rreshtuam me BE-në, e dënuam agresionin. Kemi arsye pse nuk duam të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Në kuptimin tekniko-administrativ, ai kapitull në negociatat tona ende nuk është hapur”, tha ajo.

Që nga dhjetori i vitit 2021, Serbia nuk ka pasur asnjë konferencë të vetme ndërqeveritare për shkak të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet kundër Rusisë./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI