Flash

Del fotoja e viktimës, 29-vjeçari mbeti i vrarë nga atentati mafioz në Krujë

Lapsi.al 4 July 2023
Del fotoja e viktimës, 29-vjeçari mbeti i vrarë nga atentati

Lapsi.al ka siguruar foton e Ramazan Sinos, 29-vjeçarit që mbeti i vrarë nga atentati i ndodhur pak pas mesnate në fshatin Larushk të Krujës. I plagosur ka mbetur edhe nipi i Sinos, Alvi Bejtja. Ky i fundit është djali i Gentian Bejtjan, që dyshohet se ishte edhe objektivi i atentatit të mbrëmshëm.

Autorët kanë ndaluar mjetin tip Volkswagen pranë rrugë nacionale dhe menjëherë kanë qëlluar në drejtim të dy personave duke lënë të vdekur në vend 29-vjeçarin dhe plagosur nipin e tij. Pas krismave, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë e Krujës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të liqenit të fshatit Tapizë duke djegur edhe automjetin. Grupi hetimor dhe ekspertë nga kryeqyteti po grumbullojnë prova dhe po hetojnë pistat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka sekuestruar edhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI