Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Italia ngrin asetet e oligarkëve rusë me vlerë prej 2 miliardë eurosh

Lapsi.al 4 July 2023
Italia ngrin asetet e oligarkëve rusë me vlerë prej 2

Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë me vlerë rreth 2 miliardë euro, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar, tha të martën Banka Qendrore e vendit.

Italia sekuestroi asete, duke përfshirë llogari bankare, vila luksoze, jahte dhe makina, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Kremlinit dhe mbështetësve të tij.

Në raportin e saj vjetor, njësia e Bankës së Italisë kundër pastrimit të parave, e njohur me akronimin UIF, tha se kjo shifër prej 2 miliardë eurosh është përditësimi i fundit, me muajin qershor të këtij vitit të përfshirë në të.

Drejtori i UIF-së, Enzo Serata, shtoi se pronat financiare me vlerë rreth 330 milionë euro, të lidhura me 80 individë, ishin ngrirë si pjesë e masave të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Përpara fillimit të luftës në shkurt të vitit 2022, plazhet dhe portet e Italisë ishin një destinacion i famshëm për rusët e pasur, të cilët blenë prona në vende të njohura turistike si Liqeni i Komos, Sardenja, Toskana dhe bregdeti i Ligurisë.

Këshilli i Bashkimit Evropian muajin e kaluar e ka miratuar pakon e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Përmes kësaj pakoje, Bashkimi Evropian po tenton t’ua pamundësojë vendeve dhe kompanive të tjera t’i anashkalojnë masat e vendosura më parë.

Këshilli i publikoi sanksionet pas miratimit të tyre më 23 qershor, duke thënë se pakoja do të sigurojë që sanksionet e BE-së kundër Rusisë “të zbatohen edhe më mirë, bazuar në mësimet e nxjerra nga zbatimi i tyre gjatë vitit të kaluar”.

Sanksionet e fundit synojnë t’i mbyllin zbrazëtirat në atë mënyrë që mallrat dhe teknologjia kyçe për përpjekjet luftarake të Rusisë të mos arrijnë në Rusi nëpërmjet vendeve që tregtojnë me BE-në. /REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI