Flash

Kriza në Kosovë/ Të gjithë kërcënojnë me zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 4 July 2023
Kriza në Kosovë/ Të gjithë kërcënojnë me

Partia kryesore e opozitës në Kosovë, PDK-ja e themeluar nga liderët tashmë të burgosur në Hagë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli iu është bashkëngjitur masave që ka ndërmarrë BE dhe Tirana zyrtare për izolimin e qeverisë Kurti. Nëse Brukseli zyrtar shpalli sanksionet që kanë të bëjnë me ndërprerjen e vizitave dypalëshe dhe ngrirjen e fondeve, ndërsa Edi Rama anulloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten. Madje Krasniqi kërkoi edhe zgjedhje të reja në këtë periudhë krize me faktorin ndërkombëtar. Edhe nënkryetarja e kësaj partie, ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku foli për zgedhje të parakohëshme: “Jemi gati që sot, mos u tutni”, ka shkruar ajo.

Lexo me tej:

Bill Klinton thirret në Tiranë kundër Albin Kurtit: Ndal marrëzinë në veri të Kosovës! 

Në fakt, ideja e zgjedhjeve të reja lindi pas një videoje (shikoje poshte) të shpërndarë nga partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje ku ironizohej me cinizëm opozita e cila kritikon, por nuk ia mban të bëjë thirrje për zgjedhje.

Në videon e publikuar të martën nga Lëvizja Vetëvendosje, ndoshta më e ashpra e prodhuar kundër opozitës ndonjëherë, theksohej: “Me nismat e tyre, që janë më afër Serbisë e më larg popullit e republikës, këta shpresojnë që duke u dorëzuar, me partitë e tyre të vogla do të mund të vijnë në pushtet”.

Pas videos së Vetëvendosjes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ish kryeministrit, Ramush Haredinaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se është e gatshme për zgjedhje. Ka disa javë që AAK-ja ka iniciuar mocionin e mosbesimit, por nuk ka marrë mbështetje nga partitë tjera opozitare.

Andi Bushati: Disfata e Tsiprasit, si antimodel për Albin Kurtin 

Qeveria Kurti ka luajtur shpesh me idenë e zgjedhjeve të reja duke marrë siguri edhe nga sondazhet. Ndonëse rruga e vështirë për të mos i lëshuar pe Serbisë në Veri dhe për të mos i plotësuar projektet e saj për një asocacion të ngjashëm me republika serbska, e ka futur në vështirësi me ndërkombëtarët, ajo ia ka rritur mbështetjen ne elektorat. Në të kundërt të partive opozitare që kritikojnë se Kurti po na prish me shtetet perendimore, por nuk japin zgjidhje se deri ku i duhet lëshuar Beogradit, Vetëvendosja është rritur. Pastaj episodi i fundit kur qeveria Kurti 1 u rrëzua me puç të opozitës dhe ndërkombëtarëve tregoi se një manovër e tillë nuk pranohet nga votuesit.

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke marrë mbi 50 për qind të votave. PDK-ja doli e dyta me 17 për qind, LDK-ja e treta me nën 13 për qind, e AAK-ja e katërta me 7 për qind.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI