Flash

La Liga mendon për tifozët, çmime fikse për sektorët miq: Real e Barça kundërshtojnë

Lapsi.al 4 July 2023
La Liga mendon për tifozët, çmime fikse për sektorët

Çmime fikse për tifozët miq. Ky është propozimi i bërë nga La Liga për 20 klubet e “Primera” spanjolle, që çoi në një marrëveshje të paplotë, por historike. E mangët, sepse ishin 14 pro dhe jo 20. Historike sepse është hera e parë që një iniciativë e këtij lloji kryhet në Spanjë.

14 KLUBET

Skuadrat që kanë përqafuar idenë e La Liga janë Almeria, Cadiz, Sevilla, Betis, Valencia, Atletico Madrid, Girona, Mallorca, Celta, Real Sociedad, Athletic Bilbao, Granada, Las Palmas dhe Alaves. Mungojnë Real Madrid, Barcelona, Getafe, Rayo Vallecano, Villarreal dhe Osasuna. Dy emrat e mëdhenj shesin biletat me çmime shumë më të larta dhe në rastin e Barcelonës ka një problem shtesë. Blaugranat në sezonin 2023-24 do të luajnë në Montjuic dhe jo në Camp Nou (mbyllur për rinovime), duke humbur 50 % të kapacitetit.

ÇMIMET

Marrëveshja brenda kampionatit spanjoll parashikon shitjen te klubi vizitor i të paktën 300 biletave të sektorit mik. Çmimi do të jetë 30 euro në të gjitha ndeshjet që përfshijnë 14 klubet që i përmbahen marrëveshjes.

Lexo më tej: 'Buuu' raciste në momentin e zëvendësimit, shpërthen Vinicius: "La Liga nuk bën asgjë, tani qenka faji im"

UEFA E PREMIER

Një nismë e iniciuar tashmë nga UEFA. Çmimet e vendosur për tifozët miq në Champions League dhe Europa League, prej tyre, janë 70 dhe 45 euro. Çmime mjaft të larta, me protesta të lidhura veçanërisht nga tifozët gjermanë. Në Angli, Premier League ka qenë pioniere dhe prej disa sezonesh çmimet për “tifozët e transfertave” janë vendosur në 30 paund, rreth 35 euro, në të gjitha fushat.

Të këshilluara

Zbulohet data e lançimit të "Threads"

Aplikacioni i ri konkurrent i Instagramit në Twitter "Threads" është planifikuar të dalë të enjten në SHBA dhe të premten për pjesën tjetër të botës, sipas një ...

15:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI