Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rebelimi kundër Putinit/ Prigozhin: Kthehemi shumë shpejt në front

Lapsi.al 4 July 2023
Rebelimi kundër Putinit/ Prigozhin: Kthehemi shumë shpejt në

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është zotuar se do të kthehet së shpejti në front të luftës.

Ai është zotuar se luftëtarët e tij së shpejti do të dalin me fitore të reja.

“Marshi ynë i drejtësisë kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë. Unë mendoj se ne ia dolëm mbanë. Në të ardhmen e afërt, jam i sigurt se do të shihni fitoret tona të radhës në front”, ka thënë ai.

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për Lapsi.al, mbi pikëpyetjet e kryengritjes së Wagner në Rusi: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Megjithatë Prigozhin nuk dha asnjë informacion rreth planeve të mëtejshme, apo të dhëna për vendndodhjen e tij. Ndërkohë mediat shtetërore ruse dikur e përshëndesnin suksesin ushtarak të Wagner në Ukrainën lindore.

Imazhet satelitore sugjerojnë se një bazë e re për grupin mund të jetë në ndërtim e sipër pranë Minskut, qyteti ku dyshohet se luftëtarët e tij mund të vendosen në Ukrainën veriore.

Kievi tha se mercenarët e Wagner nuk po luftonin më, por zyrtarë bënë me dije se disa mbetën brenda Ukrainës, duke përfshirë bazën e tyre në rajonin lindor të Luhanskut.

“Ata po tërhiqen gradualisht,” tha Andriy Yusov, një zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase.

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për Lapsi.al, mbi hakmarrjen e Putin ndaj gjeneralëve rusë: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI