Flash

Dëshmitë e 2 armiqve të Gentjan Bejtjës/ Çfarë deklaruan Valter Bami dhe Marklen Haka

Lapsi.al 5 July 2023
Dëshmitë e 2 armiqve të Gentjan Bejtjës/ Çfarë

Prokuroria e Tiranës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesnatën e së hënës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas gazetares Lala, Gentjan Bejtja i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në fshatin Larushk të Krujës kishte përplasje me Durim dhe Valter Bamin si dhe Marklen Hakën. Për këtë arsye ditën e djeshme kontrolle në banesat e dy vëllezëre Bami.

Po kështu dje është shoqëruar Valter Bami i cili ka deklaruar se ka qenë në banesën e tij dhe ka mohuar se ka marrë pjesë në atentat, duke treguar dhe kamerat e banesës së tij.

“Por faktet flasin për një përplasje të fortë mes Bamit dhe Bejtjes. Po kështu hetuesit kanë marrë dhe dëshminë e Marklen Hakës, i cili i ka mbijetuar dy atentateve. Dhe Haka ka pretenduar se ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia po kontrollon qelizat e telefonave të tij dhe po kryen hetime dhe në rrethin përqark tyre. Dyshimet janë se shënjestra ishte Gentjan Bejtja i cili ka zbritur nga makina pak minuta para atentatit ku u vra kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.

Janë marrë në pyetje dhe lidhjet e tyre shoqërore dhe persona dëshmitarë të ngjarjes, siç është një kushëri i afërt i Bejtjas, i cili ka shquar tre ekzekutorë. Rezulton se kunati i Bejtjas, i cili u vra gabimisht nuk ka asnjë skedim për veprimtari të mëparshme kriminale. Prokuroria ende nuk e ka marrë dëshminë e Durim Bamit, pasi rezulton jashtë vendit. Durim Bami konsiderohet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të botës së krimit”, u shpreh Klodiana Lala.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI