Flash

Haradinaj: Kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë “Kurti”

Lapsi.al 5 July 2023
Haradinaj: Kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditura disa propozime pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë së tij. Ai tha se Kurti dhe qeveria e tij po shkon në drejtim të rrezikshëm dhe se “po e rrezikon ekzistencën e Kosovës”.

“Kurti dhe Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tonë. Duke parë këtë drejtim, kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti, e si mundësi brenda demokracisë tonë, pra me vepru në parlament.

Sot diskutuam edhe forma dhe veprime tjera potenciale për tu përballur me Kurtin, me qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht vendosëm edhe krijimin e disa strukturave për tu përballur me atë qe po vjen dhe situatat rajonale, disa trupave në kuadër të kryesisë qendrore këtu. Nuk do t’i japim krejt detajet”, - tha ai.

Haradinaj tha se është diskutuar si opsion edhe krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar, që do të përfshinte të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sipas bindjes tonë, nuk e kemi luksin me shku menjëherë në zgjedhje, pra diskutuam si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, pra të unitetit kombëtar ku do të ishin të gjitha partitë, përfshirë edhe VV-në, pra të një qeverie të ardhshme pa Kurtin” - tha ai.

Sipas tij, kjo mundësi “do ta kthente Kosovën në normalitet në agjendën euroatlantike”.

“Është e pakuptimtë me u sjell normal në parlament më, pra të vazhdojmë me agjendë të zakonshme… Kohë më përpara kemi thënë se nuk është kohë e zakonshme, nuk është situatë e zakonshme, nuk mund të sillemi zakonshëm.

Do të bashkëpunojmë me opozitën për qëndrimet tona në parlament, do të jemi bashkë, nuk do të ndahemi nga partitë tjera në një bojkot në parlament, por njëkohësisht në mundësinë e protestave dhe zhvillimeve tjera, pra ne veç kemi krijuar strukturat tona të brendshme për t’i përgjigjur situatave dhe rrethanave që vijnë”, - tha Haradinaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shqiptari dhe greku arrestohen me kokainë

Dy të rinj, mes tyre një shqiptar, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë. Mediat greke raportojnë se pas hekurave ra një 20-vjeçar shqipt...

19:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI