Flash

Haradinaj kërkon qeveri të unitetit kombëtar pa Albin Kurtin

Lapsi.al 5 July 2023
Haradinaj kërkon qeveri të unitetit kombëtar pa Albin Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se gjendja në vend është shumë serioze.

Ka shtuar se Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon Kosovën dhe ekzistencën e saj. Sipas tij, për këtë arsye kanë dërguar mocion kundër tij.

Haradinaj ka thënë se në mbledhjen e partisë kanë vendosur për krijimin e disa strukturave për t’u përballur me situatën.

“Ne do të diskutojmë me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës përveç Listës Serbe, për mocionin. Sipas bindjes tonë ne kemi diskutuar edhe për një qeveri të unitetit kombëtar, përfshirë edhe VV-në që do ta kthente Kosovën në normalitetin e vet. Është e pakuptimtë që në Parlament të vazhdojmë me punët e zakonshme pasi nuk është situatë e zakonshme. Ne do të bashkëpunojmë me opozitën, për bojkot në Parlament por edhe me mundësinë e protestave”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se rreziqet për Kosovën janë reale.

“Unë u bëj apel kryeministrit Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit t’i marrin parasysh tri kërkesat e BE-së. Neve nuk na takon që të jemi në listën e vendeve të ndëshkuara prej aleatëve tanë”, ka thënë ai.

Të këshilluara

Shqiptari dhe greku arrestohen me kokainë

Dy të rinj, mes tyre një shqiptar, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë. Mediat greke raportojnë se pas hekurave ra një 20-vjeçar shqipt...

19:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI