Flash

Rekord planetar/ E hëna dita më e nxehtë e regjistruar ndonjeherë

Lapsi.al 5 July 2023
Rekord planetar/ E hëna dita më e nxehtë e regjistruar

Një rekord i trishtë, i cili fatkeqësisht është i destinuar të tejkalohet. E hëna, e 3 korrikut ishte dita më e nxehtë e matur ndonjëherë në nivel global, duke tejkaluar mesataren e 17°C për herë të parë, sipas matjeve të një shoqate meteorologjike amerikane.

Temperatura mesatare ditore e ajrit në sipërfaqen e planetit më 3 korrik arriti në 17.01°C njoftoi një organizatë e varur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Vëzhgimet Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

Kjo matje tejkaloi rekordin e mëparshëm ditor (16,92°C) të vendosur më 24 korrik 2022.

Një rekord që mund të thyhet shpejt

Temperatura e ajrit, e cila luhatet afërsisisht nga 12°C deri në 17°C (mesatarja ditore gjatë vitit), ishte mesatarisht 16,20°C në fillim të korrikut mes viteve 1979 dhe 2000.

Ky rekord, i cili ende nuk është vërtetuar nga matje të tjera, mund të thyhet shpejt pasi Hemisfera Veriore fillon sezonin e verës dhe temperatura mesatare globale në përgjithësi vazhdon të rritet deri në fund të korrikut - fillim të gushtit.

Fenomeni El Niño

Këto vëzhgime janë një parajajmërim i mundshëm i fenomenit El Niño - zakonisht i lidhur me rritjen e temperaturave globale - shoqëruar me efektet e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor.

Më 8 qershor, NOAA njoftoi mbërritjen zyrtare të El Niño, duke siguruar se "mund të çojë në rekorde të reja të temperaturës" në rajone të caktuara.

Burimi Huff post, përgatiti T.Çela, Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI