Flash

Arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim, në pranga dhe shoku i tij

Lapsi.al 6 July 2023
Arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim, në pranga dhe

Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap me armë zjarri në automjet. Jurgen Zotaj nga Vlora ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Policia vuri në pranga gjithashtu edhe 34 vjeçarin Ermal Binjaku, që ishte pasagjer në automjet me 31 vjeçarin, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.

Arrestimi i tyre u bë i mundur në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, kur dy të rinjtë janë ndaluar nga policia për kontroll. Pas kontrollit, policia i gjeti 31 vjeçarit një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga verifikimet rezultoi se Jurgen Zotaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI