Flash

Flet Rama: E vërteta e mungesës së takimit me Kurtin

Lapsi.al 6 July 2023
Flet Rama: E vërteta e mungesës së takimit me Kurtin

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shigjetuar homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti për mungesën e një takimi mes të dyve.

“Nuk jam unë që duhet të flas sepse e kam kërkuar unë takimin dhe është ai që nuk pranon. Ai duhet të sqarojë arsyet e refuzimit. Kanuni? Ishte një shprehje që në fakt kishte një farë kuptimi për situatën. Kanuni thotë që “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”.

Mua nuk më shqetëson kjo. Më shqetëson diçka tjetër. Edhe në këtë koment nuk kemi një përgjigje zyrtare për takimin. Të gjitha qeveritë e tjera kanë reaguar menjëherë nëpërmjet kabineteve kur ne u kemi bërë kërkesën. Në këto momente as nuk mund të kontaktohet kabineti i qeverisë së Kosovës.

Kam bërë aq shumë kërkesa sa as Romeo nuk i ka bërë Zhuljetës për një takim. Ai thotë “Më ka ngel hatri” për anulimin e mbledhjes së qeverive. Po si i bëhet? Do ta lëmë fatin e Kosovës me ngelje hatri?

Unë nuk kam asnjë interes në Kosovë. Nuk kam parti në Kosovë. Kam ardhur këtu për një proces ku çdo vend është i interesuar të marrë pjesë.

Kemi komunikuar. Më saktë unë jam përpjekur të komunikoj por është një moment i vështirë.

Unë kam insistuar që të takoheshim paraprakisht bashkë dhe të ndaja disa shqetësime që të lehtësoja pozicionin e Kosovës. I kam kërkuar Borrell që të shtynte disa ditë masat. Ia kam thënë që nuk mund të bëjë një mbledhje qeverish sikur asgjë nuk po ndodh. Meqë ai e kishte shqetësim ne i firmosëm marrëveshjet.

Është e rëndësishme që ta shfrytëzoj këtë mundësi që më jepni. Ne do presim samitin e Berlinit në Tiranë. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të materializojmë një plan të ri për vendet e Ballkanit Perëndimor” – tha Rama në një intervistë në Klan Kosova. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Konjufca: Raportet Rama-Kurti janë lënduar

“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës pas takimit që kishte me Edi Ramën, të enjten. Ai ka folur par...

19:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI