Flash

Kompjuterat e muxhahedinëve në duart e zyrtarëve të Iranit

Lapsi.al 6 July 2023
Kompjuterat e muxhahedinëve në duart e zyrtarëve të Iranit

Konflikti mes qeverisë iraniane dhe muxhahedinëve, i shtrirë haptazi edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, përfshin edhe propagandën dezinformuese.

Në 3 korrik 2023 një zëdhënës i qeverisë iraniane shpërndau një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me Shqipërinë.

Sipas Sefer Kalaxhit, qeveria e Iranit kishte në dorë kompjuterat që policia sekuestroi në kampin "Ashraf 3", në Manzë të Durrësit. Sipas zëdhënësit, po identifikoheshin lidhjet e grupit të muxhahedinëve që veprojnë në Shqipëri. Ky pretendim ishte shumë i rëndë.

Por, qeveria shqiptare heshi. Shqipëria nuk e përgënjështroi Iranin për disa ditë.

Situata ndryshoi kur më 6 korrik 2023, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama për bashkëpunim me Iranin.

Berisha tha se nëse kjo është e vërtetë, ky përbën një akt të tradhëtisë më të lartë.

Vetëm pas deklaratës së Berishës, strukturat shtetërore dolën me një përgënjështrim.

Policia mohoi deklaratat e zëdhënësit të qeverisë ssë iranit për kompjuterat e sekuestruar në kampin "Ashraf 3".

"Njoftimet në reaste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut" - deklaroi policia.

Interesimit të Lapsi.al për detaje lidhur me këtë ngjarje nuk iu përgjigj as Kryeministria, as Ministria e Brendshme.

Shteti shqiptar i ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet me Iranin, pas sulmeve kibernetike nga ku shtet. Rreth 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri.

Mediat e huaja ngritën pikëspyetje mbi motivet e vërteta të ndërjyrjes së policisë shqiptare tek kapmpi.

Lexo më tej: Fox News ngre dyshimet: Sulmi shqiptar ndaj muxhahedinëve i lidhur me Joe Biden 

Fox News raportoi se shkak për askionin ishte një tentativë për të zbutur marrëdhëniet me qeverinë e Iraninit.

 

Të këshilluara

Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Një prej zërave më të fuqishëm denoncues për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka përgëzuar lëvizjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës....

13:04

Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës. Sipas burimeve, nja automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Dushkut” dhe pë...

20:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI