Flash

Rama në kafet e Prishtinës, Kurti mbledh qeverinë

Lapsi.al 6 July 2023
Rama në kafet e Prishtinës, Kurti mbledh qeverinë

Qeveria e Kosovës ka nisur nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, që ishin caktuar të nënshkruheshin më 14 qershor, në mbledhjen e dy qeverive, e cila s’ishte mbajtur. Mbledhja e qeverisë së Kosovës pason nënshkrimin e 13 marrëveshjeve me shpejtësi nga qeveria e Shqipërisë, për t'ia hequr Albin Kurtit pretekstin me të cilin ai refuzoi takimin me Ramën.

Gjithsesi, deri tani takimi nuk ka ndodhur. Pas takimin me Glauk Konjufcën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka rreth 3 orë kohë për të qëndruar në Prishtin deri në nisjen e emisionit ku është i ftuar në Klan Kosova.

Ministrja e Drejtësisë njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për njohjen e së drejtës për ushtrimin e profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Personi që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e këtij vendi, ka të drejtën të ushtrojë këtë profesion në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas. Marrëveshja ka për qëllim njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në territorin e Republikës së Kosovës, nga personi që e ka fituar këtë të drejtë në Republikën e Shqipërisë, si dhe anasjelltas”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar.

Lexo edhe: Kronologjia/ Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë

Të këshilluara

Largohet kreu i Kadastrës Vlorë

Largohet kreu i ASHK në Vlorë. Ky vendim vjen pasi Kadastra kaloi në sistemin online. Mësohet se Erdet Madi është larguar nga drejtimi i ASHK Vlorë dhe po as...

17:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI