Flash

Lubonja: Rama luan me Kosovën për interesa të tij

Lapsi.al 6 July 2023
Lubonja: Rama luan me Kosovën për interesa të tij

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se pozicioni i Ramës për Kosovën ka qenë krah ndërkombëtarëve, gjë që sipas tij e ka bërë për interesa personale. Lubonja u shpreh në një intervistë për emisionin “Open” në News 24 se Rama është bërë me “të padrejtën” dhe se po të ishte për interesat e shqiptarëve ai do pozicionohej më pranë Kurtit.

“Pozicioni i Ramës është i qartë, ai pozicionohet krah ndërkombëtarëve. Rama këtu është bërë me të padrejtën për interesat e tij. Po të ishte për interesat e shqiptarëve do ishte më pranë Kurtit. Asociacioni ka qenë problem i hapur.

Rama nëse do kishte interesin e shqiptarëve do e trajtonte këtë çështje me Vuçiçin dhe Kurtin. Rama nxitoi të bëjë një draft-asociacion për të kënaqur interesat perëndimore. Do të jetë i vetmi mediator i ndërkombëtarëve në Ballkan. Këtu është një lojë pushteti” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentati në Krujë, arrestohet Valter Bami

Valter Bami 37-vjeç është ndaluar nga policia për atentatin e ndodhur në Krujë, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit...

22:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI