Flash

Policia përgënjeshtron qeverinë e Iranit për kompjuterat e muxhahedinëve

Lapsi.al 6 July 2023
Policia përgënjeshtron qeverinë e Iranit për kompjuterat e

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar lajmi se kompjuterët e MEK janë dërguar në Iran. Këtë e pranoi pak ditë më parë zëdhënësi i qeverisë iraniane në disa mesazhe në Twitter, ndërsa sot i njëjti mesazh u përsërit nga Sali Berisha. I pyetur nga gazetarët se ku i bazon informacionet e tij, Berisha tha se policia shqiptare nuk e kishte përgënjeshtruar deklaratën e qeverisë së Iranit, gjë që provokoi edhe reagimin e policisë.

Policia e Shtetit sqaron se "asnjë nga strukturat e saj nuk ka patur kontakte me shtetin iranian dhe se asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Shqipërisë".

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit ka shpërndarë një mesazh në Tëitter ku spekulon për kompjuterat dhe serverat që u sekuestruan në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Ai tha se Irani ka fituar akses në një grup pajisjesh elektronike të konfiskuara gjatë operacionit të fundit nga policia shqiptare në kampin e organizatës Mujahedin-e-Khalq (MEK).

Sefer Kalaxhi, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, postoi të hënën në Tëitter një mesazh sipas të cilit, një dërgesë që përmbante disqe dhe kuti kompjuteri që i përkisnin MKO-së kishte mbërritur në Iran.

“Ekspertët iranianë janë aktualisht të angazhuar në marrjen e të dhënave nga këto pajisje dhe identifikimin e lidhjeve të grupit terrorist dhe qelizave sabotuese”, shtoi ai, shkruajnë mediat iraniane.

“Rezultatet kanë qenë premtuese deri më tani,” tha zyrtari. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo deklaratë, pasi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit tashmë janë ndërprerë, që kur qeveria shqiptare largoi ambasadën iraniane nga Tirana. Gjithsesi për spekulimin nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare.

Forcat e policisë shqiptare hynë në kampin Ashraf-3, më 20 qershor në bazë të një vendimi gjyqësor që kishte të bënte me sulmet kibernetike të muxhahedinëve drejt Iranit.

Të këshilluara

Largohet kreu i Kadastrës Vlorë

Largohet kreu i ASHK në Vlorë. Ky vendim vjen pasi Kadastra kaloi në sistemin online. Mësohet se Erdet Madi është larguar nga drejtimi i ASHK Vlorë dhe po as...

17:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI