Flash

Rama: Kurtit i shkruaj në WhatsApp, por rrallë më përgjigjet

Lapsi.al 6 July 2023
Rama: Kurtit i shkruaj në WhatsApp, por rrallë më përgjigjet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur sërish rreth raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një intervistë në Klan Kosova, Rama tha se Kurtit i shkruan edhe në WhatsApp, por ai rrallë ia kthen.

“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet. Rrallë ma kthen por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.

Kryeministri shqiptar ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Një konferencë për mua, ku mbyllen dhe të mos dalin pa e mbaruar të gjithën”, - theksoi kryeministri shqiptar.

Rama shtoi se politika në Prishtinë ka bërë që Serbia të duket si viktimë para bashkësisë ndërkombëtare.

“Tragjike! Serbia ka dalë nga ekrani. Duket sikur është viktimë. Para botës ata nuk janë viktima. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Nuk e ka bërë këtë një lëvizje inteligjente e Serbisë. Kjo është vepër e Prishtinës. I është dhënë Serbisë pozicion komod dhe këtu qeveria merr rrufetë e planetit”, - është shprehur ai.

Rama ka theksuar se nuk ka asgjë personale me kryeministrin kosovar, Kurti, por që nuk pajtohet me politikën që ai po bën së fundmi.

“Kjo politikë është bërë pengesë, politika e gabuar, nuk e kam fare me personin. Nuk e godas kryeministrin Kurti. Unë mbaj qëndrim ndaj politikës së caktuar. Nuk kam asgjë personale. E kam mik dhe është njeri me të cilin debatoj me kënaqësi”, ka shtuar ai, duke ironizuar me shprehjen e Kurtit se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”.

/LAPSI.al

Të këshilluara

Atentati në Krujë, arrestohet Valter Bami

Valter Bami 37-vjeç është ndaluar nga policia për atentatin e ndodhur në Krujë, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit...

22:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI