Flash

Studentët e Mjekësisë: Do të bojkotojmë vitin akademik, s’do të ketë më mjekë

Lapsi.al 6 July 2023
Studentët e Mjekësisë: Do të bojkotojmë vitin akademik,

Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në shenjë kundërshtie për vendimin e qeverisë që ndalon studentët e Mjekësisë për 5 vite, që të largohen nga vendi dhe të punojnë në Shqipëri e më pas të marrin diplomën.

Teksa marshuan drejt Kuvendit, një prej studentëve tha se do të shkojnë deri në bojkot, nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimi.

“Është vendim antikushtetues, të gjitha janë të shkelura në këtë kontratë. Do të ikim drejt Kuvendit. Është prerje në besë për ne. Duhet të na pyesnin dhe ne. Ne do të vazhdojmë me protestat, do të bojkotojmë vitin akademik. Me pak fjalë nuk do të ketë me mjekë të rinj. Unë do të detyrohem që të qëndrojë 3 vite në Shqipëri. Nuk dua të largohem nga vendi, por jam kundra detyrimit që shteti do të vendosë për mua.”, tha një student për gazetarin Mario Merhori.

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për protestën e parë që zhvilluan studentët e mjekësisë kundër mbajtjes peng të diplomave të tyre: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos  

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI