Flash

Tensionet në Kosovë/ Vuçiç: Do të kërkoj seancë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Lapsi.al 6 July 2023
Tensionet në Kosovë/ Vuçiç: Do të kërkoj

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se do të kërkojë një bisedë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe më pas, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të situatës në Kosovë.

Ai tha se do të kërkojë që Këshilli i Sigurimit të urdhërojë KFOR-in që – bazuar në detyrimet e Rezolutës 12 44 – të parandalojë çdo veprim të mëtejshëm nga strukturat e sigurisë të Kosovës, që “kërcënon jetën, lirinë, sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”, për të kryer “çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura”.

Vuçiç tha se Serbia bëri gjithçka që mundi për të shtensionuar situatën në Kosovë, por se në Kosovë po kryhet një “aksion i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik” të serbëve, i cili është “mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”.

Sipas tij, në Kosovë po bëhet “kriminalizimi i popullit serb”.

Në këtë kontekst, ai komentoi edhe deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns, se armët nga Serbia në Kosovë po kontrabandohen me automjete emergjente dhe se ato “magazinohen” në objektet e Kishës Ortodokse Serbe.

Deputetja britanike, njëherësh kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik, Alicia Kearns, këtë deklaratë e bëri në Parlamentin britanik më 4 korrik.

Vuçiç u shpreh se Kearns është “lobuese” për Kosovën.

“Ne po bëjmë një hetim ndaj jush, për të parë se kush po ju paguan gjithçka”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç njoftoi se sot po shqyrton mundësinë që javën e ardhshme të nënshkruajë një vendim për ndalimin e eksportit të mëtejshëm të municionit nga Serbia, si dhe të çdo arme “sepse interesi jetik kombëtar i Serbisë është i kërcënuar”.

Ai tha se çdo gjë duhet të përgatitet në rast të agresionit ndaj Serbisë.

“Serbia nuk po përgatitet për asnjë luftë, por është e gatshme të shpëtojë jetën e njerëzve të saj”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha, po ashtu, se Serbia do ta shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, partisë lidere të serbëve në veri të Kosovës, për shpalljen e njësive speciale të Policisë së Kosovës organizatë terroriste.

“Ne do të marrim vendime në mënyrë të përgjegjshme dhe në 14 ditët e ardhshme do t’i informojmë partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Vuçiç.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të shpallë njësitë speciale të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës dhe të gjithë “bashkëpunëtorët e këtyre strukturave” si “organizata terroriste sepse kërcënojnë paqen në këto hapësira”, duke iu referuar veriut të Kosovës.

Në letrën dërguar Qeverisë serbe, thuhet se populli serb “po vuan nga terrori dhe represioni i regjimit antiserb të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti qe dy vjet”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI