Flash

Turi i Ramës, Mustafaj: Kërkon protagonizëm, por edhe Kurti gaboi

Lapsi.al 6 July 2023
Turi i Ramës, Mustafaj: Kërkon protagonizëm, por edhe Kurti gaboi

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka analizuar turin ballkanik të kryeministrit Edi Rama në rajon. Ai tha se Rama po përpiqet të marrë një rol protagonisti që nuk e mori dot në Open Balkan dhe që kërkon ta marrë për Samitin e Berlinit. Megjithatë ai kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk priti Ramën në Prishtinë.

“Qëllimi turit ballkanik është samiti i Berlinit, i cili në edicionin e radhës do jetë në Tiranë. Kurti për mua ka bërë një gabim te madh që nuk ka takuar Ramën. Duhet të jetë një burrë shteti i hapur për takimet dhe nuk mund të shmangë shkëmbimin e mendimeve. Kjo nuk është hera që parë që ndodh.

Vitin e kaluar erdhi presidentja Osmani në Tiranë dhe nuk u prit nga kryeministri. Osmani është shumë më diplomate dhe e zgjuar se dy kryeministrat. Edhe kur erdhi në Shqipëri, që Rama jo vetëm që nuk i rezervoi një pritje të veçantë, por nuk shkoi as në Kuvend ku ajo foli, sërish Osmani e kapërceu me dinjitet dhe nuk e ktheu çështjen në personale.

Kjo gjuhë para politike, arkaike që përdor Rama është e padenjë për një drejtues shteti, Ç‘hyn Kanuni këtu? Rama po përpiqet të marrë një rol protagonisti që nuk e mori dot në Open Balkan dhe që do ta marrë për Samitin e Berlinit. Është çështje protagonizmi.

Sjellja e sotme e Kurtit nuk është prej burri shteti dhe politikani vizionar. Ai duhej të takohej me Ramën dhe të flisnin për procesin e Berlinit. Tirana është vend mikpritës për samitin, por jo udhëheqës gjithsesi. Unë e bëra kritikën time shumë serioze për Kurtin, por gjatë këtyre dy viteve, Kurtin e ka lënë pas dere dhe e ka trajtuar si të pazotë”, - u shpreh Mustafaj në një intervistë në News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Konjufca: Raportet Rama-Kurti janë lënduar

“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës pas takimit që kishte me Edi Ramën, të enjten. Ai ka folur par...

19:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI