Flash

Vjosa Osmani përcjell Edi Ramën me një mesazh formal bashkëpunimi

Lapsi.al 6 July 2023
Vjosa Osmani përcjell Edi Ramën me një mesazh formal

Derën e zyrës së Albin Kurtit në godinën e kryeministrisë në Prishtinë, Rama e gjeti mbyllur, ndaj i është dashur të mjaftohet me një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit pati zemërgjerësinë të mos i përgjigjet Ramës me të njëjtën arrogancë që ai shfaqi në Tiranë dhe pas takimit e ka përcjellë me një mesazh të thatë.

"Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike" shkruan Osmani në rrjetet sociale pas takimit me Ramën.

Kjo vizitë e Ramës në Kosovë është e paprecedent, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Shqipërisë të mos ketë takim megjithëse ka një vizitë në vendin tjetër. Një ditë më parë, Albin Kurti e kushtëzoi takimin me Ramën në formatin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku edhe do të firmoseshin 13 marrëveshje. Më herët, Rama kishte anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që ishte planifikuar të zhvillohej në Gjakovë.

https://lapsi.al/2023/07/05/andi-bushati-klinton-iku-lobimi-kunder-albinit-vazhdon/

Të këshilluara

Largohet kreu i Kadastrës Vlorë

Largohet kreu i ASHK në Vlorë. Ky vendim vjen pasi Kadastra kaloi në sistemin online. Mësohet se Erdet Madi është larguar nga drejtimi i ASHK Vlorë dhe po as...

17:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI