Flash

André Onana përshëndet Milanon e Inter: akordi në detaje me Manchester United

Lapsi.al 7 July 2023
André Onana përshëndet Milanon e Inter: akordi në detaje

André Onana largohet nga Inter për t'u transferuar te Manchester United. Në pritje të njoftimit zyrtar, që do të arrijë vetëm pasi të jenë zbardhur detajet e fundit, thelbi i çështjes dhe rezultati i negociatave disaditore është ky. Portieri kamerunas do të jetë numri 1 i ri i Djajve të Kuq, duke pasuar David De Gea. Inter do të përfitojë nga 50 deri në 55 milionë euro, përfshirë bonuset. Synimi i zikaltërve është të afrohet sa më shumë në kuotën 55.

Onana ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e ten Hag për portën, pasi u largua De Gea. Tekniku ka një raport të fortë me kamerunasin, që nga kohët te Ajax. Inter, edhe për arsye buxheti, e ka konsideruar gjithmonë portierin 27-vjeçar të sakrifikueshëm, duke qenë se ai mbërriti falas në Milano verën e kaluar. Kështu, një fitim kapitali i rëndësishëm për ta lënë të shpëtojë, por pa e zvogëluar vlerën e André Onana.

Lexo më tej: Një këmbë me shapkë e një me këpucë, Onana e mesazhi i koduar: "Çdo histori e ka një fund"

Kjo është arsyeja pse Inter nuk ka qenë kurrë i gatshëm të zbresë nën një vlerësim prej 52 milionë eurosh. Zikaltrit patën refuzuar propozime të ndryshme nga Djajtë e Kuq, përpara se të uleshin në tavolinë për të përcaktuar detajet. Në Angli, Mirror për saktësi, flet për 46 milionë euro plus bonuse për Inter. Ndërsa De Telegraaf në Holandë shkon deri në 55 milionë euro, përfshirë bonuset, që do ta bënin të lumtur Interin. Për André Onana një kontratë 5 vjeçare, që duhet përcaktuar nëse do të jetë e gjitha, apo e ndarë në katërvjeçare plus një opsional.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI