Flash

Biden pritet të shpallë paketën e re të ndihmës për Ukrainën

Lapsi.al 7 July 2023
Biden pritet të shpallë paketën e re të ndihmës

Joe Biden pritet të shpallë një paketë të re ndihme dhe armësh me vlerë deri në 800 milion dollarë për Ukrainën. SHBA-ja pritet të dërgojë municione thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në 120 vende dhe besohet se ato do të jenë pjesë e paketës.

Një ligj i vitit 2009 ndalon eksportet e municioneve thërrmuese, megjithatë Biden mund të heqë dorë nga një ligj i tillë siç bëri Donald Trump në janar 2021 për Korenë e Jugut. Gjithashtu në paketë priten edhe më shumë sisteme raketash  dhe një numër mjetesh tokësore.

Kjo paketë do të ishte e 42-ta e dërguar nga SHBA në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe do të çonte shpenzimet totale amerikane në më shumë se 40 miliardë dollarë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI