Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Dhuna barbare në Krujë, vëllai i deputetit të PS me pistoletë në dorë, hesht Policia e Shtetit (VIDEO)

Lapsi.al 7 July 2023
Dhuna barbare në Krujë, vëllai i deputetit të PS me

Lapsi.al siguron pamjet e dhunës barbare që pjesëtarë të fisit Rraja në Krujë ushtrojnë ndaj dy personave. Shkak mësohet se është konflikti për një gurore. Me shkopinj bejsbolli ata dhunojnë dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal.

Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë.  Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave.

I përfshirë në sherr ishte edhe vëllai i deputetit të PS-së, Rahman Rraja. Sic shihet nga pamjet një prej personave shfaqet me pistoletë në dorë. Ai është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS, Rahman Rraja. Personi me bluze të zezë dhe shkop bejsbolli në dorë është Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së

Çuditërisht Policia e Shtetit kujdeset maksimalisht të thotë që Rrajat kanë leje për guroren, por deri më tani nuk kanë kryer asnjë arrestim për dhunën barbare ndonëse të gjithë dhunuesit janë lehtësisht të identifikushëm. Çfarë i mbron? Me siguri është pushteti politik që buron nga deputeti dhe qeveria e Edi Ramës. Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Kujtoni historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Më poshtë njoftimi i thatë i Policisë së Shtetit për ngjarjen e një dite më parë në Krujë.

Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.

Të këshilluara

Rama sot në Bosnje, Mal të Zi e Serbi

Sot është dita e dytë e turit ballkanik për Procesin e Berlinit, ku kryeministri Rama po dje zhvilloi takimet në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Përmes nj...

09:51

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI