Flash

FOTO/ Asensio krijon vetëm telashe: tifozët e PSG të tërbuar për gafën në Instagram

Lapsi.al 7 July 2023
FOTO/ Asensio krijon vetëm telashe: tifozët e PSG të tërbuar
Në këtë periudhë vere, llogaritë sociale të futbollistëve po dhurojnë perla të pabesueshme. Mes fotove të çuditshme, postimeve të dyshimta dhe historive të shpërndara gabimisht, ka shumë materiale për tifozët. Materiale që krijojnë vetëm debate, në mungesë të futbollit të luajtur. Këtë herë ishte spanjolli Asensio, futbollisti i ri i PSG-së, që ra në grackën e rrjeteve sociale. Ish-lojtari i Real Madrid nuk e ka nisur mirë marrëdhënien me tifozët parisien.

GRAFIKA E GABUAR

Në rrjetet sociale ndeshen shumë faqe ilustruese, grafika që dizenjojnë në mënyrë perfekte dhe njëkohësisht të këndshme lojtarët e skuadrave të ndryshme. Prej ditës së djeshme spanjolli Asensio është zyrtarisht lojtari i ri i PSG-së. Por njëkohësisht edhe protagonist i një grafike të gabuar. Për të respektuar ardhjen e ish-sulmuesit merengues nën urdhërat e Luis Enrique, trajnerit të ri të skuadrës franceze, BRFOOTBALL ka shpërndarë vizatimin e lojtarit në shoqërinë e Mbappe. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, përveç se në sfond nuk është Parc des Princes, por stadiumi Santiago Bernabeu. Lexo më tej: Del në nxemje e pastaj nuk futet, plas çështja Asensio te Real: “Nëse është i zemëruar, e kuptoj”

TIFOZËT E PSG E MORËN KEQ

Te PSG klima nuk është e mirë. E gjitha pasojë e mosmarrëveshjeve që kanë lindur mes Mbappe dhe drejtuesve sauditë. Francezi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij. Ndërkohë, Real Madrid po ushtron gjithnjë e më shumë presion për ta marrë që këtë vit. Kjo është arsyeja pse tifozët kanë vënë në shënjestër Asensio, i cili e ka shpërndarë postimin në historitë e tij në Instagram. Një gafë që nuk e nis mirë marrëdhënien e tij me tifozët, që nuk duan të dëgjojnë dhe të shohin absolutisht asgjë që lidhet me Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI