Flash

Arrestimi i Fredi Belerit/ Thellohet përplasja diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë

Lapsi.al 7 July 2023
Arrestimi i Fredi Belerit/ Thellohet përplasja diplomatike mes Greqisë

Greqia ndërmerr hapa konkretë në mbrojtjen e Fredi Belerit, fituesit të zgjedhjeve në Himarë, që po qëndron në burg me akuzën e vjedhjes së votave.

Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis bëri me dije se Partitë Popullore Evropiane kanë hartuar një amendament të veçantë në lidhje me çështjen Beleri, i cili u shtua në raportin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Me iniciativën e Eurodeputetëve të Demokracisë së Re, ka deklaruar Marinakis, është paraqitur një amendament nga Partia Popullore Evropiane, në kuadër të Raportit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, i cili i referohet shqetësimit të shkaktuar nga mbajtja në burg të Fredi Belerit, si dhe në përgjithësi qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj minoritetit grek, kryesisht sa i përket të drejtave pronësore.

“Ajo që është shumë e rëndësishme të theksohet dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në nivelin më të lartë është se qëndrimi i qeverisë shqiptare, ndaj një kryebashkiak të zgjedhur dhe ndaj minoritetit grek në tërësi, nuk është vetëm armiqësor ndaj minoritetit grek, por është edhe ndaj parimeve të Bashkimit Evropian dhe për këto parime duhen dëshmi që respektohen nga qeveria shqiptare, jo vetëm përballë Greqisë, por edhe ndaj të gjithë vendeve anëtare. Dhe kjo mbajtje në burg (e Belerit) dëshmon për fat të keq të kundërtën”, u shpreh ai.

Në përgjigjen që ka marrë nga Ministria jonë e Jashtme thuhet se arrestimi i Belerit është një akt i sistemit të drejtësisë, duke kujtuar se reforma në drejtësi në vendin tonë është sponsorizuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

"Deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri" thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

"Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve. Theksojmë me këtë rast se shtetasi shqiptar me kombësi greke Fredi Beleri është subjekt i Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, struktura të krijuara nga Reforma në Drejtësi, e cila është fryt i bashkëpunimit strategjik me SHBA dhe BE. Qeveria Shqiptare nuk komenton veprimet dhe vendimet e këtyre strukturave. Ky parim vlen në rastin e z. Beleri ashtu si edhe në rastin e çdo qytetari tjetër shqiptar, në Shqipëri aq sa edhe në Greqi apo cilindo vend demokrarik në Europë e botë, prandaj e ftojmë Qeverinë e Greqisë të bëjë të njëjtën gjë dhe të presë, ashtu si ne, që drejtësia të bëjë punën e saj" përfundon njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI