Flash

Lançimi i “Threads”sjell përplasje mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg

Lapsi.al 7 July 2023
Lançimi i “Threads”sjell përplasje mes Elon Musk dhe

Lançimi i “Threads” ditën e sotme ka sjellë një përplasje mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

Këtij të fundit i është drejtuar një letër nga avokatët e Twitter, ku i shprehin shqetësimin për kopjim të platformës së tyre. Madje ata theksojnë se kjo çështje mund të arrijë deri në gjykatë.

Edhe Elon Musk ka reaguar në lidhje me këtë me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan :”Konkurrenca është e mirë, mashtrimi nuk është”.

Në letër, avokatët e Twitter theksojnë se kompania “ka shqetësime serioze se Meta Platforms (Meta) është përfshirë në shpërdorim sistematik, të qëllimshëm dhe të paligjshëm të sekreteve tregtare të Twitter.”

Në “Threads”, përdoruesit mund të bëjnë postime me shkrim me më pak se 500 shkronja e shenja dhe të përfshijnë në to fotografi dhe video me gjatësi maksimale prej 5 minutash.

Të këshilluara

Ndahen Ricky Martin dhe Jwan Yosef

Ricky Martin dhe Jwan Yosef po divorcohen. Çifti njoftoi të enjten se ata janë ndarë pas gjashtë vitesh martesë – por janë ende të përkushtuar ndaj “rritjes ...

11:23

Drake goditet me celular nga një fans

Drake është muzikanti i fundit që goditet me një objekt gjatë performancës në skenë. Reperi i "God's Plan" ishte në Chicago për natën e hapjes së turneut të ...

10:35

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI