Flash

Presidenti i Brazilit Lula, kundër teknikut të ri Ancelotti: "Stërvit Italinë më mirë, jo Seleçaon"

Lapsi.al 7 July 2023
Presidenti i Brazilit Lula, kundër teknikut të ri Ancelotti:

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva (i njohur si Lula) kritikoi në një kanal televiziv lokal emërimin e teknikut Carlo Ancelotti. Italiani është në krye të ekipit kombëtar të futbollit të Brazilit, duke filluar nga viti 2024. Fjalët, ato presidenciale, janë shumë të qarta: "Më pëlqen Ancelotti, por nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë. Përse nuk e zgjidh problemin e Italisë, që nuk mori pjesë në Botërorin e kaluar?”. Kjo është pyetja që lideri 77-vjeçar i bëri vetes dhe njëkohësisht Federatës Braziliane, gjatë një interviste mbrëmjen e së enjtes për kanalin Sbt.

Trajneri i Real Madrid u zgjodh të martën për të drejtuar Seleçao, në Kupën e Amerikës 2024. Ancelotti do të debutojë në turneun, që do të luhet nga 20 qershori deri më 14 korrik. Deri atëherë në pankinën e Brazilit do të jetë Fernando Diniz, trajneri i Fluminense. “Unë jam tifoz i Diniz: ka personalitet, kreativitet dhe është shefi në dhomat e zhveshjes”, tha Lula.

Lexo më tej: Njoftimi zyrtar i Brazilit: Ancelotti do të udhëheqë Selecao nga viti 2024

"Është shumë e lehtë të drejtosh një ekip në Europë me njëmbëdhjetë lojtarë të përzgjedhur. Gjëja e vështirë është të vish këtu dhe të drejtosh Corinthians. Do të doja të shihja nëse Ancelotti do të bënte mirë me Corinthians", mbylli me sarkazëm presidenti brazilian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI