Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Rama në Beograd me charterin e luksit, paguhen 15 mijë euro për një orë

Lapsi.al 7 July 2023
Rama në Beograd me charterin e luksit, paguhen 15 mijë euro për

Kryeministri Rama ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Beogradit. Përgjatë të gjithë turit në 5 kryeqytete të Ballkanit, ai ka udhëtuar me charterin e famshëm, Ismaili. Duket se ai pritet pa asnjë ceremoni zyrtare, ndërsa e vetmja që e pret është ambasadorja e Shqipërisë në Serbi.

Avioni kryeministror është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë, sipas kontratës së lidhur nga Drejtoria e Shërbimeve qeveritare.

Udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit kanë qenë objekt i akuzave të shumta për shkak të kostos së lartë. Nga të dhënat që publikuan hakerat iranianë në kanalin e Homeland Justice në Telegram u mësua se që nga viti 2013, kur mori pushtetin deri në vitin 2022, Rama kreu mbi 130 fluturime luksi.

"Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë” është justifikuar Rama më herët.

Në kontratën me Air Albania nuk ka të përcaktuar një shumë se sa kushton një orë udhëtim me avionin qeveritar. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk iu është përgjigjur duke thënë se këto shpenzime janë konfidenciale.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI