Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

78-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia, rezoluta që miratoi Kuvendi Federativ

Lapsi.al 8 July 2023
78-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia, rezoluta që miratoi

Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve në Kosovë, çështja e Kosovës dhe e trevave tjera që kishin ngelur nën ish-Jugosllavi edhe më tej do të mbetej e pazgjidhur.

Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ, më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 shtator të vitit 1945, çështja e Kosovës do të konsiderohej çështje e mbyllur.

Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk ishin respektuar, por në mënyrën më të vrazhdë ishin shkelur dhe ishin quajtur vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i kishin përpiluar ato, ishin quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë ishin ndjekur dhe likuiduar.

Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit (Mbledhja e dytë e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës) ishte shpallur se Kosova “me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë federale në kuadër të Federatës jugosllave”.

Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk do të mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e kishte rihapur këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan, shkruan KosovaPress.

E tërë kjo kishte ndikuar që forcat nacionaliste në Kosovë të reagonin ashpër për vendimet që kishte sjellë Kuvendi në mënyrë arbitrare.

Të këshilluara

Rama kritikon Kurtin në krah të Vuçiç

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Beograd me Presidentin e ...

23:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI