Flash

Gjashtë lojtarë të PSG mesazh për Al Khelaifi kundër Mbappe': "Ka fyer gjithë klubin"

Lapsi.al 8 July 2023
Gjashtë lojtarë të PSG mesazh për Al Khelaifi kundër

“Kjo është një fyerje për të gjithë klubin”. Ky është thelbi i disa mesazheve që, sipas raportimeve nga Rmc Sport në Francë, gjashtë lojtarë të Paris Saint Germain i kanë dërguar pronarit të klubit, Nasser Al-Khelaïfi. Reagimi i zemëruar i lojtarëve të PSG, kanë ardhur pas deklaratave të Kylian Mbappe, në intervistën për France Football.

Nervozizmi i gjashtë futbollistëve parisienë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, ka lindur sidomos nga fjalët e Mbappé se "qëndrimi te PSG nuk ndihmon të fitosh". Rmc Sport në fakt është gjithnjë i informuar për cështjet që kanë të bëjnë me Paris Saint Germain. Prillin e kaluar ata zbuluan skandalin që çuan në ngritjen e aktakuzës nga prokurori i Monakos ndaj ish-trajnerit të parisienëve Christophe Galtier, për diskriminim të dyshuar racor dhe fetar kur ai drejtonte Monaco.

Lexo më tej: Mbappé i tërbon të gjithë te PSG: "Dua vetëm të fitoj, nuk më intereson fanella ose për kë luaj"

Sipas Rmc Sport, në mesin e gjashtë lojtarëve që kanë akuzuar Mbappé janë edhe dy blerje të reja të PSG. Në këtë pikë, shitja e Mbappe duket e sigurtë. Thyerja jo vetëm me Al Khelaifi, por edhe dhomat e zhveshjes, e bën të pakorigjueshme situatën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI