Flash

Lamtumira prekëse e David De Gea: spanjolli largohet nga Manchester United, pas 12 vjetësh

Lapsi.al 8 July 2023
Lamtumira prekëse e David De Gea: spanjolli largohet nga Manchester United,
David De Gea ka postuar në profilin e tij në Instagram një mesazh për të përshëndetur Manchester United dhe tifozët: "Dëshiroj të dërgoj këtë mesazh lamtumire për të gjithë tifozët e Manchester United. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Kemi arritur shumë që kur më solli në këtë klub Sir Alex Ferguson”, ka shkruar portieri spanjoll. "Unë kam qenë jashtëzakonisht krenar sa herë që kam veshur këtë fanellë. Duke udhëhequr ekipin, duke përfaqësuar këtë institucion, klubin më të madh në botë. Ka qenë një nder i dhënë vetëm për disa futbollistë me fat. Ka qenë një kohë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur arrita këtu. Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të kishim arritur atë që arritëm së bashku. Tani është koha e duhur për të marrë një sfidë të re. Mançesteri do të jetë gjithmonë në zemrën time. United është brenda meje dhe nuk do të më lërë kurrë. Kemi parë gjithçka". Lexo më tej: André Onana përshëndet Milanon e Inter: akordi në detaje me Manchester United De Gea largohet nga United pas 415 paraqitjeve në 12 vjet. Spanjolli ka në palmares 1 Premier League, 1 Europa League, 2 Kupa të Ligës angleze, 1 FA Cup. Objektivi kryesor e me shumë mundësi portieri i ri i United do të jetë André Onana. Në pritje të njoftimit zyrtar, që do të arrijë vetëm pasi të jenë zbardhur detajet e fundit, rezultati i negociatave disaditore është ky. Portieri kamerunas do të jetë numri 1 i ri i Djajve të Kuq, duke pasuar De Gea. Inter do të përfitojë 55 milionë euro, përfshirë bonuset. Kamerunasi ka qenë një kërkesë specifike e Ten Hag, që e ka patur nën urdhëra në kohën e Ajax.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by David De Gea (@d_degeaofficial)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI