Flash

Mbappé i tërbon të gjithë te PSG: "Dua vetëm të fitoj, nuk më intereson fanella ose për kë luaj"

Lapsi.al 8 July 2023
Mbappé i tërbon të gjithë te PSG: "Dua vetëm

Kylian Mbappé nuk është kurrë banal kur flet. Kampioni francez është i aftë t'i bëjë të gjithë të jenë dakord për arritjet në fushë. Por kur është para mikrofonëve arrin t'i bashkojë të gjithë kundër vetes. I hapur, i drejtpërdrejtë deri në pikën e mendjemadhësisë, Mbappé shpërtheu kundër PSG, duke marrë pas reagimin e ashpër të shokëve të skuadrës. "Nuk ka rëndësi me kë luaj, nuk më intereson fanella, nuk ka rëndësi se ku: dua të fitoj. Vitet e fundit gjithmonë kam bërë më mirë se kushdo...".

I ardhshmi duhet të jetë sezoni i fundit i Mbappé me PSG-në dhe lojtari ka treguar vazhdimisht shqetësimin e tij, megjithëse pa pasoja në fushë. Mbappé fitoi titullin e golashënuesit më të mirë për pesë sezone radhazi dhe, në të fundit, ai u shpall lojtari më i mirë në Ligue 1. Me skadimin e kontratës së tij, presidenti Al Khelaifi ka deklaruar se pret rinovimin e lojtarit. Si e vetmja mënyrë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Paris, duke komplikuar një marrëdhënie tashmë të thyer.

REFERENCA PËR REAL MADRID?

"Unë jam i uritur për të fituar, jam vazhdimisht i pakënaqur. E kjo është arsyeja pse nuk më bën kurrë përshtypje ajo që bëj - komentoi Mbappé për France Football -. Nuk dua të jem pjesë e një ekipi për të marrë pjesë. Kam lindur për të fituar dhe dua t'ua tregoj të gjithëve".

Lexo më tej: Fayza, mamaja e Mbappé shpërthen kundër Al-Khelaifi: "Një gënjeshtar i madh"

Të fitojë me PSG-në, do të sugjeronte konteksti, por jo për Kylian Mbappé: "Nuk ka rëndësi me kë luaj, nuk ka rëndësi se çfarë fanelle kam veshur apo ku, as viti. Unë dua të fitoj dhe do të kthehem me të njëjtën uri si gjithmonë”. Frazë që nuk u prit shumë mirë nga tifozët e klubit parisien dhe jo më pak nga drejtuesit.

KRITIKAT PËR DREJTUESIT DHE SHOKËT E SKUADRËS

Për të kompletuar en plein, Mbappé bëri që të rrudhin fytyrën edhe shokët e tij, me të cilët, të paktën deri më tani, nuk ka arritur kurrë të fitojë Champions League: “Nuk duhet të më pyesni mua se çfarë i mungon PSG-së për ta fituar atë trofe, por ata që ndërtojnë ekipin. Unë flas për veten time, pesë herë kam qenë golashënuesi më i mirë dhe tani lojtari më i mirë...”. Mbappé, në fakt, të tijën e ka bërë, por sulmi ndaj shokëve të skuadrës dhe drejtuesve sportiv nuk do të kalojë pa u vënë re. Në këtë kontekst, gjithnjë e më vullkanik, është e vështirë të mendohet për një negociatë reale për rinovimin e kontratës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI