Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Paralajmërime për rritje të veprimtarisë së spiunazhit rus

Lapsi.al 8 July 2023
Paralajmërime për rritje të veprimtarisë së spiunazhit

Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) paralajmëron për rritje të spiunazhit nga Rusia kundër ushtrisë gjermane, Bundeswehr.

Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022, Gjermania është pozicionuar duke furnizuar armë, municion dhe pajisje forcat e armatosura të Ukrainës si dhe duke trajnuar anëtarët këtyre forcave të armatosura në Gjermani.

Për këtë arsye Gjermania është bërë edhe më tepër objekt i spinazhit rus dhe po depërtohet edhe më intensivisht nga shërbimet sekrete ruse, thuhet në raportin vjetor të , i cili i është dërguar parlamentit (Bundestag) dhe i është vënë në dispozicion edhe Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa.

Për detyrat e veta Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka shtuar personelin. Sipas raportit Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka që nga janari i vitit 2023 1.917 të punësuar. Për krahasim në vitin 2022 kishte 1.824 të punësuar, kurse në vitin 2021, 1.632.

Për shkak të luftës agresore ruse në Ukrainë,”forcimi i shërbimit të kundërzbulimit dhe lufta kundër spiunazhit dhe sabotazhit të mundshëm është më urgjente se kurrë më parë”, thuhet në raportin vjetor të Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak.

Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) është agjencia më e vogël e shërbimeve sekrete gjermane.

Ai ka për detyrë të mbrojë forcat e armatosura nga spiunazhi, të mbrojë vendin kundër ekstremistëve dhe të verifikojë personat që punësohen në ushtari si ushtarakë apo punonjës civilë./Deutsche Welle

Të këshilluara

Rama kritikon Kurtin në krah të Vuçiç

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Beograd me Presidentin e ...

23:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI