Flash

U shkarkua nga detyra/ Çuçi: Përgjegjësi e madhe ta ushtroja këtë funksion

Lapsi.al 8 July 2023
U shkarkua nga detyra/ Çuçi: Përgjegjësi e madhe ta

Deputeti socialist Bledi Çuçi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra si ministër i Brendshëm. Në reagimin e tij, Çuçi tha se në këto dy vite e gjysmë ka ushtruar detyrën e tij me integritet dhe përgjegjësi. Më tej, Çuçi pati edhe një falenderim për ata që bashkëpunuan me të si dhe uroi Taulant Ballën, i cili do ta zëvendësojë.

"Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.

Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik,  emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit", shkroi Çuçi.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur 35-vjeçari në Fier

Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier. 35-vjeçari Besmir Hoxha nuk ka patur shenja dhunë në trup. Ndërkohë dyshohet se është mbytur...

21:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI