Flash

Van der Sar mbetet në terapi intensive: "Gjendja e Edwin stabël, por shqetësuese"

Lapsi.al 8 July 2023
Van der Sar mbetet në terapi intensive: "Gjendja e Edwin stabël,
“Edwin van der Sar do të qendrojë në kujdes intensiv për momentin”. Kështu nis përditësimi i pritur nga Ajax për gjendjen e ish-portierit të Holandës, i shtruar në spital për hemorragji cerebrale. Edwin është ende në një situatë kritike, që e mban të shqetësuar botën e sportit. "Gjendja e tij është e qëndrueshme, por ende shqetësuese - vazhdoi klubi holandez -. Ajax ndan këtë informacion në emër të Annemarie van der Sar, gruaja e Edwin". Natyrisht, dashuria e treguar nga të gjitha anët e kontinentit për drejtorin menaxhues në largim të Shigjetarëve është e dukshme dhe e vlerësuar: "Familja Van der Sar, së bashku me Ajax, është mirënjohëse dhe e prekur thellë nga mesazhet e shumta të mbështetjes". Lexo më tej: Van der Sar pëson hemoragji cerebrale, është në terapi intensive: komunikata mbi gjendjen e tij Van der Sar, 52 vjeç, luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United në karrierën e tij. Me kombëtaren holandeze, portieri bëri 130 paraqitje mes 1995 dhe 2008. Ai u kthye në Amsterdam si drejtues marketingu në 2012, përpara se të promovohej drejtor i përgjithshëm në vitin 2016. Ish-portieri holandez ishte në Kroaci për pushime, bashkë me familjen, kur pësoi hemoragji cerebrale. Ai është shtruar në një spital në Split.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI