Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Garë me Range/ Humb jetën në aksident 22-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 9 July 2023
Garë me Range/ Humb jetën në aksident 22-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Monza – Saronno në Itali. Një automjet tip Range Rover me 3 persona në bord që udhëtonte me shpejtësi të madhe ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke për rrotulluar disa herë dhe në fund ka shpërthyer në flakë. Për pasojë humbi jetën një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Arnold Selishta.

Ai ishte pasagjer në mjetin që thuhet se drejtohej nga një 23-vjeçar. Mediat italiane shkruajnë se dyshohet se makina ishte përfshirë në një garë shpejtësie me një automjet tip BMW seria 8 në të cilën ndodheshin disa miq të viktimës.

Drejtuesi 23-vjeçar i Range Rover është ndaluar nga karabinierët të cilët pritet ta marrin në pyetje sapo gjendja e tij të përmirësohet. Telefonat celularë të të rinjve do të ekzaminohen për të saktësuar nëse ishte gjithçka një garë e organizuar me qëllim që pamjet të shpërndaheshin më pas në rrjetet sociale. Sipas asaj që mësohet, para aksidentit viktima dhe miqtë e tij kishin kaluar mbrëmjen në një klub në Nova Milanese, në zonën e Monzës.

Kur ishin nisur të largohen kishte filluar një garë në aksin Monza - Saronno. Por kur makinat kanë mbërritur në një rrethrrotullim të madh pranë Limbiate, makina Range Rover hyri mes për mes dhe më pas fluturoi në ajër duke u rrokullisur më pas disa herë në asfalt. Sipas raportimeve të para, Selishta ndodhej i ulur në sediljen e pasagjerit. Ai u nxor pak para se flakët të gllabëronin plotësisht makinën Range Rover.

Tragedia a Limbiate, il suv si ribalta e prende fuoco: ecco chi è la giovane vittima - MBNews

I transportuar me urgjencë në spitalin San Gerardo në Monza, ai ndërroi jetë pak kohë më vonë. Përveç tij dhe shoferi, në makinë ishte edhe një 18-vjeçar i cili është transportuar me urgjencë në spitalin Niguarda në Milano. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së autostradës.

Incidente a Limbiate di notte: auto prende fuoco, morto 22enne - Il Notiziario

Ata kanë vënë re se edhe në rrjetet sociale të rinjtë kanë qenë të pasionuar pas garave të shpejtësisë. Para nja dy vitesh, në profilin e tij në Facebook, i riu shqiptar kishte postuar një video amerikane të një gare mes makinave të ngjashme me atë që do të bënin djemtë dhe që për të rezultoi fatale. ©LAPSI.al

Incidente sulla Monza-Saronno, morto ragazzo a bordo di un Suv. Sbuca l'ipotesi gara di velocità | Sky TG24

Tragico schianto a Limbiate, muore un ragazzo di 22 anni - Prima Monza

Të këshilluara

Shqiptari arratiset nga burgu grek

Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur dy ditë më parë nga burgu rural i Tiryns në Greqi. Ngjarja është bërë publike dje në media. Ky i burg...

12:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI