Flash

Artan Hoxha publikon foton: Të premten Ahmetaj udhëtoi drejt Greqisë

Lapsi.al 10 July 2023
Artan Hoxha publikon foton: Të premten Ahmetaj udhëtoi drejt

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” një foto të Arben Ahmetaj i cili ndodhet në pikën kufitare të Kakavijës. Hoxha thotë fotoja është bërë ditën e premte dhe sipas gazetarit ish-zëvendëskryeministri ka udhëtuar drejt Greqisë.

Ai thotë se edhe pse ishte nën hetim, Ahmetaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit pasi ndaj tij nuk ka pasur ndonjë ndalim. Nuk dihet nëse Ahmetaj është rikthyer në Shqipëri. 

“Ditën e premte në mesditë ka qenë në Kakavijë ka kaluar për në Greqi. Fotoja është bërë në momentin e vulosjes së pasaportës. Gjatë kësaj kohe Ahmetaj ka hyrë dhe ka dalë nga vendi pa asnjë lloj problemi pavarësisht hetimit”, - tha gazetari Hoxha.

Ndërsa gazetari Lorenc Vangjeli tha se kjo ishte një koicidencë që 3 ditë më pas u zyrtarizua kërkesa e SPAK për arrestimin e tij.

“Unë sot kam komunikuar disa herë me zotin Ahmetaj si gazetar. Ajo që kuptova është që nuk do t’i shmanget hetimit. E kupton që i ka të gjithë kundër. Të gjitha erërat janë përballë tij, por do t’i duhet të luftojë dhe ligjërisht do të jetë në dispozicion” - tha Vangjeli. 

I pyetur se ku ndodhet tashmë ish-ministri, gazetari nuk dhënë nd0një informacion. Sipas avokatit të Ahmetajt, ai do të jetë i parnishëm pasditen e së martës kur në kuvend do të mblidhet Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin që do të vendosë për kerkesën e SPAK. /LAPSI.al  

Artan Hoxha publikon foton, ditën e premte Ahmetaj udhëtoi drejt Greqisë

Të këshilluara

Rama në samitin e NATO-s në Lituani

Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Vilnius, më 11 dhe 12 korrik, ku do të jenë të...

16:40

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas informacioneve praprake, mësohet se në aksident janë përf...

17:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI