Flash

Atentati në Krujë/ Valter Bami del para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë

Lapsi.al 10 July 2023
Atentati në Krujë/ Valter Bami del para Gjykatës së

Ditën e djeshme masa e sigurisë për Valter Bamin, të vetmin person të arrestuar për atentatin në Larushk, ku mbeti i vrarë një person dhe mbetën të plagosur dy fëmijë, u shty për shkak se prokurori kërkoi kohë.

Mëngjesin e sotëm Bami ka dalë para Gjykatës së Tiranës, teksa pritet se cila do të jetë masa e sigurisë për të.

Kujtojmë që Valter Bami u ndalua për akuzën e armë mbajtjes pa leje. Sipas policisë 4 orë pas atentatit ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Bejtjes u shoqëruar në polici Bami.

Ky i fundit iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngelur në duart e klientit të tij për shkak se ai është posedues i një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI